Laçi- Vllaznia, flasin dy trajnerët – Brdaric nervoz pas ndeshjes, Moreiro i kënaqur me performancën e skuadrës

Laçi ia doli të merrte fitoren e parë pas 9 javësh kampionat. Ekipi kurbinas mposhti në shtëpi Vllazninë me rezultatin 3-1. Një disfatë e hidhur për ekipin shkodran që mendoi se do kishte një përballje të lehtë, por nuk rezultoi kështu. Pas ndeshjes, për emisionin Super Gol në RTSH, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric, nuk kërkoi alibi për mungesat e shumta, ndërsa ka pretendime për golin e parë shënuar nga ekipi kurbinas

THOMAS BRDARIC-Trajner i Vllaznisë

Nuk dua të flas për lojtarët të cilët munguan. Shënuam 1-0 dhe kishim raste për të shënuar dhe të dytin. Në fund të pjesës së parë mendoi se goli i Laçit ishte pozicion jashtë loje, nuk e kuptoj si ishte gol i rregullt.Duhet të mësojmë shumë shpejt nga kjo ndeshje.Ajo që ishte deçizive, nuk fituam duelet. Nëse humbet duelet nuk mund të mbijetosh.

Ndërkohë në krahun tjetër, Moreiro u shfaq i kënaqur për këtë sukses, dhe sipas tij, kampionati për të fillon që me këtë fitore ndaj Vllaznisë

FRANCESCO MORIERO- Trajner i Laçit

Kam vetëm pak ditë që kam ardhur. Jam përpjekur që të rrisë psikologjinë  e ekipit. Për ne kampionati fillon sot dhe ndaj dua t’u ndryshojë mentalitetin djemve. Jam munduar që t’u them çunave që futbolli është sakrificë dhe se duhet vetbesim i madh. Skuadra kishte shumë dëshirë të fitonte. Ndryshuam modelin e lojës. Fitorja e sotme do të na ndihmojë që të marrim të tjera në vijim.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.