Laçi-Vllaznia, të shtunën, ora 14:00 – Shaba: Vllaznia favorite, por kujdes ndryshimin e trajnerit tek kundërshtari!
Java e nëntë e Superiores që rikthehet këtë fundjavë e gjen Vllazninë me në ndeshje transferte duke u përballur me Laçin. Në prononcimin e dhënë për RTSH Shkodra, ish futbollisti i Vllaznisë, Kujtim Shaba, e konsideron Laçin një ekip modest, por kërkon nga kuqeblutë të kenë kujdes, sepse ndryshimi i trajnerit tek kundërshtari mund ta karikojë së tepërmi Laçin.
Krahas karrieres si futbollist, Shaba ka qënë edhe drejtues i KF Vllaznia në kohnën kur administrohej nga Bashkia. Dhe, si e shikon ai Vllazninë e sotme me presidencë private?
Së fundmi, të shtunën, ora 14:00, luhet ndeshja e javës së nëntë, Laçi-Vllaznia.
Ndeshjet e tjera të javës së nëntë të Superiores, janë: Tirana-Dinamo, Egnatia-Teuta, Bylis-Skënderbeu dhe Elbasani-Partizani.