Lagështia dhe myku në shtëpi është një problem jo i rrallë, i cili shpesh herë shndërrohet në një shqetësim serioz për shëndetin.
Nivelet e larta të lagështirës, sidomos nëse personat janë të ekspozuar për një kohë të gjatë, mund të kthehen në një rrezik për shëndetin.
Studimet kanë vërtetuar se një ambient me lagështirë ndikon drejtpërdrejt në përkeqësimin e alergjive dhe sëmundjeve respiratore.
Lagështira gjithmonë shoqërohet me formimin e mykut të shtëpisë.
Siç e dimë myku është shumë i dëmshëm për funksionet e organizmit tonë.
Ai ndikon në sistemin respirator, qarkullimin e gjakut, funksionin e nervave të trurit dhe shumë të tjera.
Duke thithur sporet e mykut rrugët e frymëmarrjes acarohen, mukoza e hundës dhe gojës fillon të përkeqësohet.
Personat që kanë qenë të ekspozuar për një kohë të gjatë fillojnë dhe të kenë shtrëngime të kraharorit nga oksigjenimi i keq i gjakut.
Nëse myku dhe lagështira janë në një përqëndrim shumë të lartë në shtëpinë tuaj, mund të kthehet dhe në një problem për shëndetin e lëkurës suaj.
Kontakti me mykun dhe lagështirën për një kohë të gjatë, sjell sëmundje më serioze siç jane ekzema, dhe dëmtimi i nervave, sidomos tëk fëmijët e vegjël.
Në bazë të të dhënave nga Ogranizata Botërore e Shëndetit (WHO) një përqindje shumë e lartë e rasteve të astmës kanë si shkaktar kyresor lagështirën dhe mykun e shtëpisë.
Përdorni kondicionerin, veçanërisht në ditë të nxehta që të pakësoni lagështinë në ajër.
Mbani nivelin e lagështisë në hapësirat e brendshme nën 60% nëse është e mundur.
Mund të blini një aparat matës të lagështisë që nuk kushton shtrenjtë, por ju ndihmon ta mbani nën kontroll.
Aparate të tilla gjenden në dyqane të pajisjeve elektronike.
Sigurohuni që të pastroni pjesët e kondicinerit që të siguroheni se uji rrjedh siç duhet qarkullon pa pengesa.
Në mot të freskët, mbajeni shtëpinë të ngrohtë.
Me uljen e temperaturave, ajri nuk e mban dot lagështinë e cila kondensohet në sipërfaqe të ftohta, duke inkurajuar rritjen e mykut.
Sipërfaqet e ngurta siç janë muret, dyshemetë apo edhe dritaret kërkojnë izolim të mirë që të pakësohet mundësia e kondensimit.
Thajini zonat e lagështa brenda 24-48 orëve që të parandaloni rritjen dhe zhvillimin e mykut. Rregulloni rrjedhjet e ujit ose kullimin problematik.
Nëse shtëpia juaj rrezikohet nga ujërat e hapësirave të jashtme, rrjedhave, lumenjve, atëherë duhet të kujdeseni që ndërtesa të jetë e mbrojtur nga jashtë brenda.
Dyert e hapura rrisin qarkullimin e ajrit që shpërndan nxehtësinë nëpër sipërfaqet e ftohta.
Përmirësoni qarkullimin e ajrit duke përdorur freskuese ose duke larguar lehtazi mobiljet nga muri.
Sa herë që të gatuani, lani enë apo pastroni, përdorni aspiratorë që nxjerrin lagështinë jashtë shtëpisë.
Nëse vini re lagështi nëpër dritare ose sipërfaqe të tjera fikni disa pajisje elektroshtëpiake.
Kontrolloni për rrjedhje nën lavaman, frigorifer apo burime të tjera të ujit. Bëni riparimet e duhura.
Pastroni sistemin e kullimit të frigoriferit nëse është e nevojshme.
Në banjë:
Përdorni aspiratorë për largimin e lagështisë Përdorni shtresa të ndryshme për të mbajtur dyshemenë të thatë, dhe lajini herë pas here.
Kontrolloni për rrjedhje uji në zona të ndryshme dhe riparojini nëse është e nevojshme.
Hapni dritaret kur bëni dush. Mos i lini peshqirët e lagur në dysheme ose në kosh të rrobave.
Një tjetër gazetar palestinez ka mbetur i vrarë në një sulm ajror në Rripin e…
Thiago Motta, në një urgjencë të madhe në sulm, prezanton ndeshjen e së shtunës në…
Një lajm i bujshëm vjen nga Anglia. “The Sun” shkruan se José Mourinho ka kontaktuar…
Carlo Ancelotti fitoi gjithçka në stolin e Real Madridit dhe nuk humbet asnjë rast për…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ka zhvilluar një takim me presidentin e zgjedhur…
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në një rrëfim ekskluziv për emisionin “3D” të…
This website uses cookies.