Lagjet historike në Shkodrës, pasardhësi i familjes Myftija: Pasuri turistike e harruar
Lagjet Qafë dhe Ajasëm në Shkodër mbartin një histori dhe traditë dhe janë një pasuri e larmishme turistike rrëzë kalasë “Rozafa”, por që nuk shfrytëzohen.Ndër familjet më të vjetra, e cila banon në rrugën e “Tabakëve”, në lagjen Ajasëm është ajo Myftija. Pasardhësi i saj Mehdi Myftija tregon për historikun e kësaj zone.
Ndonëse flitet shumë për zhvillimin e sektorit të turizmit dhe në aspektin historik dhe kulturor, në këtë lagje, me një trashëgimi të jashtëzakonshme disa shekullore as që është kujtuar njeri të punojë sado pak në këtë drejtim.
Në lagjet Qafë dhe Ajasëm ndodhen objektet historike të qytetit, siç janë Kalaja “Rozafa”, Xhamia e Plumbit dhe ish-Shtëpia e Pritjes.