Lagjia “Salo Halili” nevojë për investime/Banorët: Nuk ka ndërhyrë askush për rikonstruksionin rrugës

lagja salo halili
Prej disa kohësh vijon dëmtimi i një prej rrugëve në lagjen “Salo Halili ”.
Një numër i lartë banorësh kalojnë në këtë segment i cili po degradohet çdo ditë e më shumë.
Gropa të mëdha janë hapur prej vitesh, e bëjnë të pamunudur kalimin e qytetarëve në ditët me reshje.Banorët shprehen se janë ankuar disa herë për situatën, por nuk është kryer asnjë invsetim për t`i dhënë zgjidhje situatës.Ndërsa amortizimi i rrugëve dhe hapësirave mes pallateve vijon të jetë një problem shqetësues për qytetarët, të cilët kërkojnë të merren masa per rikonstruksionin e tyre .