Lagjja “Tepe”, mungojnë kanalizimet / Ujërat e zeza derdhen në kanalet para shtëpive
Lagjia “Tepe”një ndër më të vjetrat në qytetin e Shkodës prej vitesh vuan mungesën e vëmendjes.
Një ndër problemet më shqetësuese për banorët vijon të jetë mungesa e kanalizimeve të ujërave të zeza. Ato derdhen në kanalet para shtëpive duke bërë që situata të përkeqësohet vazhdimisht për shkak të erës së rëndë që lëshohet , ndersa kanalet nuk pastrohen prej kohësh nga bimesi duke u kthyer në burim infeksionesh .
Banorët shprehen të shetësuar dhe kërkojnë nga institucionet të ndërhyjnë për ndërtimin e sistemit të kanalizimeve
Banoret e kësaj lagje shpesh here kanë marrë përsipër të pastrojnë vetë kanalet pranë dyerve të banesave, pasi deri tani nuk ka pasur asnje reagim per zgjidhjen e kësaj situate.