Laidon Ymeri, ekselent në universitetin “Roçester”, i riu shkodran pjesë e ekselencës botërore
Ky është Laidon Ymeri, i cili kohët e fundit po etiketohet gjërësisht si “supër i riu”.
20 vjeç, Laidoni është student ekselent në universitetin “Roçester”
Pushimet e verës, që preferon t’i kalojë në Shkodër, ia kushton pasionit tjetër të tij, vallëzimit.
Këtë vit, Laidoni, krahas studimeve, ka marrë ofertën e parë të punës nga profesori i Biologjisë , që të jetë asistent i tij.
Laidon Ymeri vjen nga një familje mjekësh, prindërit e tij Shpëtimi kirurg dhe Manjola pediatre nuk mund të ishin më krenarë se kaq për të birin, i cili sot renditet në 2% e më të mirëve në botë.
Ai synon që në të ardhmen të rikthehet në Shkodër, duke lënë gjurmë në fushën e inxhinierisë bio-mjekësore.