Lajçak: 24 shtatori, ngjarje e tmerrshme! Masat ndaj Kosovës duhet të rishikohen

lajcak

lajcak

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se dialogu mes dy vendeve duhet të vazhdojë pasi sipas tij, pa normalizim të marrëdhënieve nuk do të ketë të ardhme evropiane për asnjërën palë.

Duke folur në Forumin e Sigurisë në Budva të Malit të Zi, Lajçak theksoi se situata mes Serbisë dhe Kosovës është përkeqësuar pas konfliktit në veri të Kosovës më 24 shtator dhe se kjo është “sfidë për të gjithë rajonin dhe jo vetëm për këto dy vende”.

Sipas tij, ajo që ndodhi në 24 shtator në Banjskë nuk ishte një aksidentale, por një ngjarje e tmerrshme dhe e qëllimshme e cila duhet të hetohet tërësisht.

24 shtatori nuk ishte aksident. Ishte gjë e tmerrshme që ndodhi dhe duhet të hetohet siç duhet. Fakti është se shumë gjëra kanë ndryshuar dhe do të ketë ndikim në vazhdimin e dialogut në shumë aspekte por ka një gjë që nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë është se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi kërkon një marrëveshje, që nënkupton kompromis, që mund ta arrijmë vetëm përmes dialogut”, ka theksuar Lajçak.

I pyetur se çfarë mund të ndryshohet tani e tuje, i dërguari i Bashkimit Evropian ka shpjeguar se “në rrethanat aktuale nuk duket mirë që Kosova është nën masa negative të BE-së dhe kjo çështje duhet adresuar”.

Kjo është njëra mundësi që unë personalisht do ta mbështes”, është shprehur Lajçak.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.