Categories: LajmeRajoni

Lajçak flet pas takimit me Albin Kurtin: Ka pak progres në procesin e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur pas takimit me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi duke theksuar se ka pasur pak progres në procesin e normalizimit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Megjithatë, Lajçak është shprehur se gjatë vizitës në Beograd dhe Prishtinë ka pasur diskutime të gjata, e të cilat i ka quajtur “të rëndësishme, të dobishme dhe të sinqerta”.

Udhëtova në Beograd dhe Prishtinë që të diskutojë procesin e normalizimit, për të parë se ku jemi dhe për të biseduar sa përparim mund të arrijmë në dialog para se Evropa të futet  në procesin e zgjedhjeve. Falë dialogut kemi pasur rezultate të rëndësishme.

Në fund të vitit të kaluar kemi pasur marrëveshjen për energjinë, e po ashtu edhe njohjen e targave. Por, ne kishim progres të vogël sa i përket pikëpamjes së gjerë të procesit të normalizimit të marrëdhënieve.

Kishim një marrëveshje nga shkurti e marsi i kaluar, që i bjen që më nuk ka nevojë të bëjmë pyetje se çfarë duhet të bëhet, e as nuk ka nevojë ta pyesim vetëm si ta bëjmë, pyetja është kur ta bëjmë. E nëse më pyesni mua, unë, do të thosha pa vonesa duhet të fillojmë me zbatimin e marrëveshjes”, ka theksuar Lajçak në një prononcim për media pas takimit me Kurtin e Bislimin.

Sipas Lajçakut,  diskutimet në qeverinë e Kosovës ishin shumë të gjata dhe se për vizitën në Beograd dhe Prishtinë do ta vendosë në dijeni edhe lidershipin e BE-së.

Tani do të analizoj ato çfarë kam dëgjuar si këtu, ashtu edhe në Beograd në takimin me presidentin Vuçiç dhe do t’i informoj shtetet anëtare dhe lidershipin e BE-së, e më pas do të përgatisim hapat  e ardhshëm.

Ne vërtet duam që procesi i normalizimit të vazhdoj sepse sjellë përfitime për të gjithë qytetarët që jetojnë këtu. Por, mund të them se kisha bisedimet të rëndësishme, të dobishme dhe të sinqerta”, ka theksuar Lajçak.

I pyetur nëse Kurti dhe Bislimi janë të gatshëm të shtyjnë vendimin për ndalimin e dinarit serb në Kosovë, emisari i BE-së ka thënë se gjatë takimit është diskutuar për këtë  çështje, por se sipas tij më shumë informata rreth kësaj çështje do të jepen ditën e nesërme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

5 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

5 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

5 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

5 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

5 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

6 hours ago

This website uses cookies.