Lajme

Lajçak mbërrin në Kosovë- Zhvillon takim me kryenegociatorin Bislimi në selinë e qeverisë

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi Miroslav Lajçak, ka nisur vizitën në Prishtinë. Ai mbërriti në godinën  e Qeverisë, ku sipas mediave vendase po takohet me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për përgatitjen e takimit me kryenegociatorët e dialogut në Bruksel.

Ende nuk dihet nëse në agjendën e Lajçakut janë parashikuar takime me zyrtarë të tjerë në Kosovë. Më herët,  Bashkimi Europian e ka konsideruar prioritet organizimin e raundit të ri të dialogut mes kryenegociatorëve të dy vendeve Bislimi dhe Petar Petkoviç.

Lajçak paralajmëroi vizitën në Prishtinë javën e kaluar nga Praga, pas një takimi me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç, por ndryshe nga vizitat e tjera  këtë herë, përfaqësuesi i BE-së nuk do të ndalojë në Beograd, pas Prishtinës.

Vizita e Lajçak në Prishtinë vjen pas ngjarjeve të fundit në veri të vendit. Më 30 gusht Policia  e Kosovës mbylli pesë institucione paralele që funksiononin sipas sistemit serb. Ky vendim u kritikua ashpër si nga Bashkimi Evropian edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i quajtur veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

6 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

7 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

7 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

7 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

7 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

7 hours ago

This website uses cookies.