Lajçak: Me Bislimin e Petkoviqin ramë dakord për një sërë hapash
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar pas takimeve bilaterale dhe atij trelateral me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atë serb, Petar Petkoviq se kanë rënë dakord për një sërë hapash.
Përmes një postimi në platformën ‘X’, Lajçak ka bërë të ditur se me Bislimin dhe Petkoviqin kanë folur për një gamë të gjerë çështjesh dhe kanë rënë dakord për një sërë hapash vijues.
“Sapo përfunduam më shumë se shtatë orë takime në nivelin e kryenegociatorëve, me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, dhe kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq. Diskutuam një gamë të gjerë çështjesh dhe ramë dakord për një sërë hapash vijues”, tha Lajçak.