Lajme

Lajçak në Kosovë: Dihet qëndrimi për Urën e Ibrit, takim për dialog me Serbinë

Kosova dhe Serbia do të takohen së shpejti për të çuar përpara dialogun dhe marrëveshjen për fqinjësi të mirë mes tyre.

Pas një takimi me kryenegociatorin e Prishtinës, emisari i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, tregoi se në tryezën e diskutimeve u shtruan tema të ndryshme, edhe ajo për përplasjen e fundit rreth hapjes së urës mbi lumin Ibër, për arsye transporti. BE-ja, por edhe SHBA-ja, Franca, Britania dhe Gjermania e kanë kritikuar Kosovën për veprimet e pakoordinuara në veriun e banuar me shumicë serbe. 

Qëndrimi i BE-së është i mirënjohur. [Ura] duhet të hapet, por hapja të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës,” u shpreh z. Lajçak.

Diplomati europian gjithashtu përsëriti nevojën që palët t’i përmbahen pakteve të mëhershme, që do të përmirësonin raportet shtetërore Kosovë–Serbi. Beogradi këmbëngul se nuk do ta njohë shtetin e Kosovës, edhe pse kjo parashikohet të jetë konkluzioni i Marrëveshjes në Ohër në mars 2023.

Marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e detyrueshme. Asnjë palë nuk është tërhequr nga kjo marrëveshje. Po punojmë me Kosovën dhe Serbinë që procesi të përshpejtohet. Jemi marrë vesh për një datë për takim, por nuk dua ta bëj të ditur,” deklaroi Lajçak.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Fshati Bardhanjor pa Qendër Shëndetësore – Banorët  apel institucioneve: Të vihet në funksion, është e domosdoshme

Në fshatin Bardhanjor , në njësinë administrative Rrethina, banorët e kanë të pamundur të marrin një…

3 hours ago

Korsitë e biçikletave – Më shumë lehtësi për pedaluesit në Shkodër

Korsia e re e biçikletave e nisur nga sheshi “Parrucë” ka vijuar deri në fund…

3 hours ago

Konferenca Ndëruniversitare mbi Turizmin e Qëndrueshëm – Shkëmbim  i ideve  dhe përvojave mes universiteteve të Shqipërisë dhe Kosovës

“Sfidat dhe Perspektivat e Zhvillimit të Turizmit të Qëndrueshëm” ishte fokusi i konferencës dy ditore…

3 hours ago

Ndërhyrje e rrallë në Spitalin e Shkodrës, Grizhja: Rreth 30% e ishemive kërkojnë vendosje të stendës

Ndërhyrje e rrallë në Spitalin e Shkodrës, Grizhja: Rreth 30% e ishemive kërkojnë vendosje të…

3 hours ago

Denoncime në polici për llogari të rreme në rrjetet sociale, policia: Po punohet për identifikimin dhe ndalimin e autorëve

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në…

3 hours ago

Arratiset nga burgu i Lezhës i dënuari, policia: Shpërblim 10 mijë euro kush jep informacion

Arratiset një i burgosur në Shënkoll te Lezhës. Sipas burimeve për RTSH, mësohet se i…

3 hours ago

This website uses cookies.