Lajçak pritet nga Vuçiç në Beograd: Diskutuam për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur rreth takimit që zhvilloi sot me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç
Përmes një postimi në rrjetin “X” Lajçak ka thënë se me Vuçiçin ka folur për situatën aktuale me Kosovën dhe normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Sipas tij, pjesë e diskutimit kanë qenë edhe hapat e ardhshëm për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“Në diskutimin tonë, u fokusuam në perspektivën strategjike për vitin 2024, bëmë një bilanc mbi situatën aktuale në dialog dhe folëm për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka shkruar ai.