Lajçak së shpejti vizitë në Prishtinë: Përgatisim takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak do të zhvillojë së shpejti një vizitë në Prishtinë. Lajmi është dhënë nga vetë Lajçak përmes një postimi në rrjetet sociale, por pa bërë të ditur datën se ku do të vizitojë Kosovën.
Në foks të takimit do të jetë pikërisht përgatitja e takimit të ardhshëm të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Lajçak ka folur edhe për takimin që ka zhvilluar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ku tha se pjesë e diskutimit kanë qenë hapat e ardhshëm në dialog.
“Pas pushimeve verore, ka qenë një qira e ngarkuar me ditë të ngjeshur në Forumin Evropian Alpbach dhe Forumin GLOBSEC në Pragë, të cilat më lanë me mbresa, frymëzime dhe ide të reja.
Këto konferenca shënojnë fillimin e sezonit të vjeshtës dhe ofruan shumë mundësi për t’u lidhur me të rinjtë nga Ballkani Perëndimor, Evropa Qendrore dhe më gjerë, për të marrë pjesë në panele diskutimesh të hollësishme mbi zgjerimin e BE-së, të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe sfidat e tij të mbetura, dhe të zhvilloj takime të rëndësishme me partnerët e mi nga rajoni, praktikues dhe ekspertë të politikës së jashtme, si dhe miq të dashur.
Një moment kryesor ishte takimi me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e ri të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof në margjinat e GLOBSEC dhe rikonfirmimi i partneritetit tonë të shkëlqyer mes BE dhe SHBA. Po aq të rëndësishme ishin takimet e mia me presidentin Vuçiq për hapat e ardhshëm në Dialog dhe pritshmëritë nga periudha e ardhshme, si dhe lidershipin e mëparshëm dhe aktual të Malit të Zi për të marrë një pasqyrë më të mirë për zhvillimet në vend.
Pas një ndalese të shkurtër në Bruksel, do të nisem drejt Bledit për Forumin Strategjik të Bledit të këtij viti dhe drejt Prishtinës për të përgatitur takimin e radhës të kryenegociatorëve në Bruksel”, ka shkruar Lajçak.