Lajçak: SHBA-BE, në të njëjtën linjë për Ballkanin Perëndimor

6dfcb80af1b9496c9f248f3e343d439b
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak (Lajcak) ka rikonfirmuar qëndrimin e SHBA dhe BE se janë në të njëjtën linjë për Ballkanin Perëndimor.
Gjatë një darke me nënsekretarin e Departamentit të Mbrojtjes të ShBA-së, Derek Kollet (Chollet) dhe Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Xhosep Borel (o. Josep Borrell), në Nju Jork (New York), Lajçak bën me dije se Ballkani Perëndimor ishte kryefjalë e bisedimeve mes tyre, ndërsa konfirmoi se SHBA-BE ndajnë të njëtin lexim të situatës në rajon dhe janë në të njëjtën linjë në lidhje me rrugën përpara.
“Kishim darkë mes miqsh të mirë në Nju Jork me @CounselorDOS Derek Chollet dhe DAS Escobar. Gjithmonë është e dobishme të rikonfirmojmë se ne ndajmë të njëjtin lexim të situatës në Ballkanin Perëndimor dhe jemi në të njëjtën linjë në lidhje me rrugën përpara”, shkruan Lajçak në X.