Lajçak sot ia tregon Opozitës draftin e Statutit të Asociacionit
I Dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do ta takojë sot (7 nëntor) kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, të Partisë Demokratiket të Kosovës, Memli Krasniqin dhe atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.
Liderëve të partive opozitare, sikurse raportojnë mediat kosovare, diplomati sllovak pritet t’ua prezantojë draft statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, të cilën Kosova e ka pranuar, porse kryeministri Albin Kurti ka refuzuar që t’ua tregoi opozitës.
Ditwn e djshme (6 nwntor) diplomati sllovak ka takuar zëvendëskryeministrin e Kosovës për dialog, Besnik Bislmi.
Pas këtij takimi, përmes një postimi në platformën X, Lajçak tha se me Bislimin ka rënë dakord për hapat e ardhshëm në kuadër të dialogut dhe zbatimin e Marrëveshjes Bazë (Bruksel, më 27 shkurt, Ohër, më 18 mars).
“Sapo u takova me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi për të përcjellë takimin e fundit me liderët evropianë në Bruksel dhe nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit pa vonesa dhe parakushte. Ne ramë dakord edhe për hapat e ardhshëm”, ka shkruar Lajçak në platformën X.