Lajçak takohet me O’Brien: Biseduam për zhvillimet në Ballkanin Perënidmor

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një takim me ndihmës sekretarin e Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit, James O’Brien.
Fokusi i takimit kanë qenë zhvillimin në Ballkanin Perëndimor.
“Është gjithmonë kënaqësi të pres zotin O’Brien në Bruksel. Diskutuam për zhvillimin e situatës në Ballkanin Perëndimor dhe pritshmëritë tona në periudhën e ardhshme”, shkruan Lajçak në platformën X.
Dy ditë më parë Lajçak udhëtoi në Strastburgu me ftesë të anëtarëve të Këshillit të Evropës, të cilët i ka informuar në lidhje me dinamikën dhe zhvillimet e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.