Lajçak udhëton drejt Serbisë, takohet me Presidentin Vuçiç
I dërguari i veçantë për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Mirolsav Lajçak udhëton këtë të hënë drejt Beogradit për t’u takuar me presidentin Aleksandër Vuçiq (Aleksandar Vucic).
Takimi mes tyre do të mbahet në orën 12:30, në godinën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës.
Një ditë pas vizitës në Serbi, Lajçak do të udhëtojë edhe Prishtinës, ku do të takohet me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin.
Por ndërsa takimi me Vuçiq është konfirmuar nga zyra e Presidencës, nuk ka ende asnjë konfirmim nëse i dërguari i dialogur Beograd-Prishtinë, do të pritet në takim nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Vizita e Lajçak në Serbi dhe Kosova është e para për vitin 2024. Takimet e tij vijnë në kuadër të ngecjes së procesit të dialogut mes dy vendeve.
Pas 14 shtatorit nuk ka pasur më takime ne nivelin më të lartë politik në kuadër të dialogut.
Vizitat që do të bëjë Lajçaku si në Prishtinë, ashtu edhe në Beograd pritet të diskutohet me të gjitha pikat e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.
Gjatë ditëve të fundit të dyja vendet kanë hedhur akuza të ndërsjellta për armatosje të paligjshme.