Lajçak “zbarkon” në Romë, takime të nivelit të lartë për dialogun Kosovë-Serbi

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak po qëndron në Romë ku ka diskutuar edhe mbi negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit.

Përmes një postimi në platformën ‘X’, Lajçal ka bërë të ditur se është takuar të enjten në Romë me Fabrizio Saggion, këshilltarin e kryeministres Giorgia Meloni, dhe zëvendëssekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme së Italisë, Carlo Lo Cascio.

Shumë i lumtur që isha në Romë sot. Pata diskutime të rëndësishme me këshilltarin e kryeministres Meloni, Fabrizio Saggio dhe zëvendëssekretarin e përgjithshëm të MPJ-së së Italisë, Carlo Lo Cascio, për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun për normalizim të raporteve në muajt e ardhshëm”, ka shkruar Lajçaku në “X’.

Sipas Lajçak, në diskutimet me zyrtarët italianë, ai ka theksuar nevojën urgjente të normalizimit të raporteve mes të dyja vendeve.

Diskutuam për zhvillimet e fundit në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, çështjet më të gjera rajonale dhe hapat e tjerë në muajt në vijim”, ka shkruar Lajçak në “Facebook”.

Lajçak shkruan se në fillim të kësaj jave në Bruksel, mirëpriti Dora Bakoyannis, Raportuese për Komisionin e Çështjeve Politike të PACE, në selinë e BE-së.

Kemi shkëmbyer përditësime në dosjet tona përkatëse. E informova për gjendjen e lojës në dialogun Beograd-Prishtinë dhe ajo më informoi për punën e saj në muajt e fundit”, shkroi Lajçak.

I dëguari i BE-së nënvizoi se pjesën më intensive atë të javës së kaluar ka pasur Konferencën vjetore të Sigurisë në Mynih.

“Kam marrë pjesë në ngjarje të shumta të fokusuara në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë një panel diskutimi publik për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, ku theksova nevojën urgjente për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shpjegon më tej ai.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FLajcakMiroslav%2Fposts%2Fpfbid0347qK9cBhM3q1rw6g9P4xmMrsFRowsZmXiwXaQeXktf2cby81pqbZKP5CAjbXe27il&show_text=true&width=500

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.