Në vitin 2025 Kupa e Kombeve të Afrikës do të zhvillohet në verë. Lajmi është bërë i ditur nga Federata Marokene e Futbollit, vendi pritës i edicionit të ardhshëm.
Nëpërmjet një deklarate ata njoftojnë konfirmimin e trajnerit Walid Regragui, pavarësisht eliminimit të bujshëm të kombëtares marokene, në fazën e 16-ve të finales të turneut aktual. Vendimi për ta zhvilluar kupën e Afrikës në verë, i ka bërë të lumtur klubet evropiane, të cilat nuk janë më të detyruara të heqin dorë nga lojtarët e tyre në mesin e sezonit me një kalendar të ngjeshur angazhimesh në kampionat dhe kupa.
Nuk do të jetë hera e parë që Kupa e Kombeve të Afrikës do të mbahet në verë: kjo ndodhi edhe në vitin 2019 në Egjipt. I vetmi problem për lojtarët do të jetë përballja me temperaturat e larta në periudhën e veresë.
Vetëm në fund të konferencën për shtyp dhe pas pyetjes së gazetarëve, trajneri i Vllaznisë…
Hakmarrje për humbjen në Superkupë, fitore për të harruar barazimet e shumta që kanë goditur…
Për shkak të motit të acartë dhe temperaturave shumë të ulëta në Washington, D.C., Presidenti…
Ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” përcaktojnë detyrimin që çdo individ që ka…
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani zhvilloi një takim të shtunën (18 janar) me Presidentin e…
Gjykata e Lezhës ka shpallur dënimet për përplasjen me armë të ndodhur në prill të…
This website uses cookies.