Lajme të mira për Realin, Mbappe grumbullohet për finalen e Kupës Interkontinentale

Kylian Mbappé kthehet në fushë më shpejt se sa pritej? Sulmuesi francez, që mungoi në ndeshjen emocionuese (3-3) kundër Rayo Vallecanos në kampionat këtë fundjavë, është kthyer në dispozicion të Realit të Madridit.
Ish-kampioni i PSG-së synon të rikthehet në fushë për finalen e Kupës Interkontinentale kundër Pachucas, që është planifikuar të luhet në 18 dhjetor.
Edhe pse nuk është e sigurt që Mbappe do të jetë në fushë që nga minuta e parë të mërkurën e 18 dhjetorit (18:00) në stadiumin Lusail Iconic, sulmuesi është stërvitur me grupin dhe tashmë është bërë e ditur se do të niset për në Doha.
Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi madrilen, i cili publikoi listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjen që mund t’i japë Real Madridit trofeun e dytë sezonal në më pak se gjashtë muaj.