LAJMET E RREME/ Seminari në RTSH, gazetarët mësojnë si t’u shpëtojnë “grackave” të të pavërtetave
Bombardimi me informacion, nëpërmjet platformave të ndryshme mediatike, ka shtuar rrezikun e përballjes së audiencës me lajmet të rreme. Ato ndeshen kudo, qoftë në rrjete sociale apo mediat vizive, duke humbur në njëfarë mënyre edhe besimin e ndjekësve të këtyre mediumeve.
Për këtë arsye, në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar u zhvillua një seminar me iniciativë të Akademisë së Trajnimeve, që kishte pikërisht si qëllim edukimin e gazetarëve për t’i shpëtuar grackës së lajmeve të pavërteta.
Pjesëmarrësit në këtë seminar, treguan nevojën që kishin për thellimin e njohurive në fushën e lajmeve të rreme, duke shpëtuar veten nga ngarkesa emocionale që do të prodhohej, por edhe audiencën që thith ketë konsum mediatik.
Seminare të ngjashme do të zhvillohen në ditët në vijim nga Akademia e Trajimeve në RTSH, me qëllimin primar informimin e publikut në mënyrë cilësore dhe korrekte.