Categories: LajmeLajme nga Vendi

LAJMET E RREME/ Seminari në RTSH, gazetarët mësojnë si t’u shpëtojnë “grackave” të të pavërtetave

Bombardimi me informacion, nëpërmjet platformave të ndryshme mediatike, ka shtuar rrezikun e përballjes së audiencës me lajmet të rreme. Ato ndeshen kudo, qoftë në rrjete sociale apo mediat vizive, duke humbur në njëfarë mënyre edhe besimin e ndjekësve të këtyre mediumeve.

Për këtë arsye, në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar u zhvillua një seminar me iniciativë të Akademisë së Trajnimeve, që kishte pikërisht si qëllim edukimin e gazetarëve për t’i shpëtuar grackës së lajmeve të pavërteta.

Pjesëmarrësit në këtë seminar, treguan nevojën që kishin për thellimin e njohurive në fushën e lajmeve të rreme, duke shpëtuar veten nga ngarkesa emocionale që do të prodhohej, por edhe audiencën që thith ketë konsum mediatik.

Seminare të ngjashme do të zhvillohen në ditët në vijim nga Akademia e Trajimeve në RTSH, me qëllimin primar informimin e publikut në mënyrë cilësore dhe korrekte.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

7 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

7 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

7 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

7 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

7 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

7 hours ago

This website uses cookies.