Lamine Yamal, realizimi ndaj Francës nuk ishte rastësi
Karriera e Lamine Yamal sapo ka filluar. Goli kunëdr Francës në gjysmëfinalen e kampionatit Europian u kujton njerëzve dicka. Nuk është halucinacion, sepse pikërisht një vit më parë spanjolli kishte shpikur një tjetër magji të ngjashme, po në gjysmëfinale, në kampionatin Europian të 17-vjecarëve, për të mos tëhën kundër Francës.
Duket si një kthesë e fatit dhe megjithatë është e vërtetë. Dy kontekstet janë padyshim të ndryshëm, edhe nëse në të dyja rastet Yamal e gjeti veten si i vogli i shtëpisë gati për t’u bërë një gjigant në arenën europiane. Ka shumë pika të përbashkëta mes të shkuarës dhe të tashmes, nga kundërshtari te bukuria e gjestit teknik, por më shumë se çdo gjë tjetër është befasuese se sa shpejt ka ecur karriera e tij në pak më shumë se një vit.
Përpara gjysmëfinales mesfushori i Francës Adrien Rabiot i bëri me dije Lamine Yamalit se duhet të bëjë më shumë në nivel personal nëse dëshiron të kualifikohet në finale të Euro 2024, dhe në fakt pas fërshëllimës së fundit të gjyqtarit në Munich, kamerat u drejtuan tek Yamal, i cili duket se i dërgoi një mesazh mesfushorit pas komentit të tij, duke u shprehur: Fol tani.