Lamtumira për mjeshtrin e madh Zef Deda / Homazhet e nderimit u zhvilluan në hollin e Teatrit “Migjeni”
Aktori i shquar i humorit shqiptar, Mjeshtri i Madh Zef Deda, u nda nga jeta një ditë më parë për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Në hollin e Teatrit “Migjeni” u zhvilluan homazhet e nderimit nga familjarë, miq e të afërm si dhe personalitete e figura të spikatura.
Miqtë dhe kolegët ndajnë mes emocionesh copëza kujtimesh të veçanta.
“Na ka bërë të buzëqeshim edhe në ditë të vështira”, u shpreh Kryetari i Bashkisë Benet Beci.
Mjeshtri i Madh Zef Deda u largua vetëm fizikisht nga kjo botë , por në Shkodrën e tij dhe kudo ku ai përhapi kontributin artistik do të vijojnë të mbeten përgjithnjë gjurmët e tij.