Lamtumirë Afërdita Selimaj! Homazhe për gazetaren në ambientet e RTSH ku punoi për 4 dekada

Gazetarja Afërdita Selimaj, e cila humbi jetën një ditë më parë nga një sëmundje e rëndë, u rikthye sot për herë të fundit në ndërtesën e Radio Televizionit Shqiptar.
Kolegë miq e të afërm i kanë dhe sot lamtumirën gazetares Afërdita Selimaj, e cila u nda nga jeta pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë. Homazhet për Afërditën u bënë në hollin e Radio Tiranës institucioni ku ajo kaloi 40 vjet të jetës saj. Kolege e miq të saj me lot në sy kujtojnë Afërdita Selimajn si një shembull të gazetarisë.
Afërdita Selimaj do të mbahet mend për përkushtimin në emisionet sociale-ekonomike, duke kontribuar me pasion edhe në shumë fusha të gazetarisë radiofonike dhe televizive. Ajo ka qenë një ndër themelueset e gazetarisë ekonomike në Shqipëri, duke u bërë frymëzim dhe mbështetje për të gjithë gazetarët e kësaj fushe.