Lamtumirë Gerti Bogdani! Kolegët e ish-deputetit në lot: Ishte shembull frymëzues për të rinjtë

Është përcjellë për në banesën e fundit ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, i cili u nda papritur nga jeta ditën e djeshme (18 shtator) pas një arresti kardiak.

Kolegë e miq të ish-deputetit në një prononcim për “Jetë Shqiptare” pas homazheve të mbajtura në nder të Gerti Bogdanit në hollin e Kuvendit, kanë shprehur dhembjen e madhe për ngjarjen e rëndë.

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla do e kujtojë gjithnjë Gerti Bogdanin si një koleg të emancipuar dhe një kundërshtar politik të emancipuar.

Gerti Bogdanin do e kujtoja si një koleg të edukuar, por edhe si një kundërshtar shumë të emancipuar”, u shpreh Balla.

Presidenti Bajram Begaj po ashtu i ka shprehu ngushëllime familjes së ish-deputetit.

Ish-kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ka shprehur kënaqësinë që ka punuar me Gertin, ndërsa shprehet se Shqipëria humbi një qytetar të mirë, ndërsa politika humbi një politikan të devotshëm.

“Do e kujtoj gjithmonë si një qytetar të mirë, një djalë  I mrekullueshëm I politikës shqiptare, por edhe si djalë e koleg me të cilin kam pasur fatin të bashkëpunoj kur të dy ishim kryeminibashkiakë në Tiranë e më pas në Kuvendin e Shqipërisë. Shqipëria humbi një qytetar të mirë, politika po ashtu një politikan të devotshëm. I paharruar qoftë kujtimi”, u shpreh Nikolla.

Demokrati Luçiano Boçi thekson se Gerti Bogdani ishte shembull për politikën, ndërsa shprehet se ende nuk e beson që miku i tij nuk jeton më.

“Gerti ishte mik, bashkëpunëtor politik i shkëlqyer. është ai djali i artë, jo thjesht me medalje të arta siç e kanë përcaktuar edhe shokët e tij më të ngushtë. Ishte shembull frymëzues për të rinjtë, për mënyrën si duhet të ndërtojnë karrierën politike, për mënyrën si duhet të impostohen në politikë, si duhet ta performojnë ndershmërinë e përkushtimin e tyre në politik. Ishte familjar shembullor, i dashuruar me familjen, jetën, të bukurën.

Ishte dhe një mik i mirë, i gjendur dhe në situata të vështira dhe bashkëpunëtor i mirë në betejat tona politike. Nuk dua të vendos të shkuarën, do doja të ishte e tashmja dhe të flisja për një person që e kisha në krahë.

Moment i pabesueshëm, më duket sikur do jetë thjesht një çast dhe gjithçka do kthehet nga e para. Nderi dhe respekti ynë që ta kujtojmë e të mos e harrojmë. Na duheshin njerëz si Gerti në politikë, e na duhen shembuj si Gerti në politikë”, deklaroi Boçi.

Për Liri Berishën, bashkëshorten e kryedemokratit Sali Berisha, Gerti Bogdani ishte njeriu më i mirë që ka humbur shoqëria.

“Njeriu më i mirë që ka humbur shoqëria, familja, të gjithë ne. Ai ka qenë simbol I qytetarisë. Do e kujtoj me mirënjohje, dashuri për fisnikërinë, për fjalën e bukur që ka pasur”, tha Berisha.

Humbje të thellë e konsideroi edhe Ministri i Drejtëisë Ulsi Manja, ndarjen nga jeta të ish-deputetit Bogdani.

Nga sot Tiranës do i mungojë një nga ccunat e saj më të mirë. Ne do na mungojë një mik i mirë dhe shok me shumë vlera. Ishte humbje e thellë”, u shpreh Manja.

Ngushëllime ka shprehur edhe Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili u shpreh se Bogdani ka lënë pas kujtime të mira për gjithë opinionin publik.

Një njeri plot kulturë, pozitivitet, solli shpresë e paqe. Solli menaxhim të mirë në njësinë që drejtoi dhe figurë me perspektivë e cila u ndërpre në mënyrë shokuese. La kujtime të mira për të gjithë që e njohën, mua dhe opinionin publik. Ngushëllime të sinqerta”, tha Meta.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku u shpreh se Gerti Bogdani ishte një person i rrallë, që dha një kontribut të rëndësishëm në diskursin politik të qytetit.

Gerti ka qenë një djalë jashtëzakonisht i rrallë, një qytetar i cili ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në diskursin politik të qytetit. Është fatkeqësi e madhe që një djalë kaq i ri largohet nga jeta, veçanërisht kur ka dhënë edhe kontribut publik. Ditë e trishtë për qytetin”, deklaroi Mazniku.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.