Lamtumirë Jorgo Papingji! Më 23 mars homazhet në hollin e Radio Tiranës në nder të “Mjeshtrit të Madh”
Të gjithë dashamirësit, familjarët, miqtë dhe artdashësit e punës së paharrueshme të “Mjeshtrit të Madh” Jorgo Papingji do të munden t’i japin më 23 mars lamtumirën e fundit.
Homazhet do të zhvillohen në hollin e Radio Tiranës nga ora 09.00 deri në orën 11.00 duke nderuar kontributin e madh në artin shqiptar që poeti Jorgo Papingji la pas.
Jorgo Papingji ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare, ku prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Jorgo Papingjit është autor i 4000 poezive dhe ndër vite poezitë e tij frymëzuan kompozitorët shqiptarë për krijime të shumta në anketa muzikore dhe Festivalet e RTSH-së, duke fituar mjaft çmime.
Ai ka shkruar 5 këngë fituese në “Festivalin e Këngës”, njëri prej të cilave “Zemërimi i një natë” ka marrë pjesë edhe në Festivalin Evropian i Këngës në vitin 2014.