Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”
Futbolli shqiptar sot është në zi!
Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare. Homazhet u mbajtën në hollin e stadiumit “Loro Boriçi”, ku të pranishëm ishin familjarë, miq dhe personalitete të sportit dhe jo vetëm, të cilët shprehën ngushëllimet e tyre familjes së ish-futbollistit të Vllaznisë, Partizanit dhe ekipit tonë Kombëtar.
Në nderim të tij, ndeshjet e javës së 21 të Abissnet Superiores do të fillojnë me një minutë heshtje, ndërsa ish-klubet e tij, Vllaznia dhe Partizani, kanë konfirmuar se do të luajnë me shiritin e zi.