Lamtumirë legjendë! – Paulin Ndoja, “Mjeshtri i Madh” i futbollit, përcillet me nderime në banesën e fundit

I vlerësuar si një nga legjendat e futbollit në vend, “Mjeshtri i Madh”, Paulin Ndoja, i cili u nda nga jeta në moshën 79- vjecare, është përcjelle sot për në banesën e fundit.
Në nderim të portierit të shquar të Vllaznisë, paraditen e kësaj të hëne u zhvilluan homazhe në hollin e stadiumit “Loro Boriçi”.
Në këtë ceremoni morën pjesë autoritetet më të larta të futbollit në vend, figura të njohura të sportit, drejtues të pushtetit vendor në Shkodër si dhe shumë qytetarë.
Ndarja nga jeta e Paulin Ndojës vlerësohet si një humbje tjetër e madhe për sportin shkodran dhe atë shqiptar.
Pas Medin Zhegës, Ramazan Rragamit dhe Sabah Bizit, ai ishte ylli i fundit i kësaj katërsheje të famshme që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në futbollin tonë.