luigjina1
Ka ndërruar jetë në Itali ku jetonte prej vitesh në moshën 90-vjeçare ish nxënësja e parë e mjeshtrit të fotografisë Gegë Marubi, Luigjina Pogu. Ajo e nisi punën në atelierin e fotografisë “Marubi” kur ishte ende një vajzë e re, vetëm 17 vjeçe përkrahë emrave të shquar si Gegë Marubi, Shan Pici etj. Për më shumë se 40 vite ajo do t’i përkushtohej plot pasion zanatit të saj duke u shndërruar në mjeshtren e përdorimit të dritës dhe puna e saj do të spikaste gjithnjë e më shumë në Repartin e fotografëve të Shkodrës.
Vetëm pak kohë më parë RTSH Shkodra do të përgatiste një material të zgjeruar rreth fillimeve të saj në fushën e fotografisë dhe atelierin “Marubi”. Luigjina Pogu do të jepte të parën dhe të vetmen intervistë për një media në jetën e saj.Ndarjen nga jeta të fotografes shkodrane e ka ndarë përmes një njoftimi në rrjetet sociale edhe Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, ambjentet e reja të të cilit do t’i vizitonte në vizitën e saj të fundit në Shkodër, kohë kur edhe u realizua Specialja për rrjetin e RTSH.
Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…
Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…
Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…
Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…
This website uses cookies.