Lara Colturi, e treta në Kupën e Botës

Lara Colturi, e treta

Lara Colturi ka bërë një tjetër paraqitje të shkëlqyer në Kupën e Botës. Skiatorja italiane, e cila përfaqëson Shqipërinë, ka qenë pjesëmarrëse në Are të Suedisë, ndërsa ka bërë garën e slallomit gjigant. Lara Colturi është renditur e treta në këtë slallom gjigant, teksa ka patur kohën 1’54”10.

Gara është fituar nga italiania Federika Brinjone me kohën 1’52”67, teksa ka marrë suksesin e saj numër 36, i nënti për sezonin, ndërsa po i afrohet rekordit të Alberto Tombës me 11 fitore sezonale. Në vendin e dytë Alise Robinson e Zelandës së Re në kohën 1’54”03.

Për Lara Colturin ky është podiumi i tretë këtë sezon. Dhe gjithçka vjen përpara etapës së fundit në San Valli të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që do të zhvillohet në periudhën 20-28 mars. E diela është për slallomin special, po në Are të Suedisë, duke shpresuar që Lara Colturi do të bëjë një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme dhe një tjetër ngjitje në podium.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.