Lara Colturi ka bërë një tjetër paraqitje të shkëlqyer në Kupën e Botës. Skiatorja italiane, e cila përfaqëson Shqipërinë, ka qenë pjesëmarrëse në Are të Suedisë, ndërsa ka bërë garën e slallomit gjigant. Lara Colturi është renditur e treta në këtë slallom gjigant, teksa ka patur kohën 1’54”10.
Gara është fituar nga italiania Federika Brinjone me kohën 1’52”67, teksa ka marrë suksesin e saj numër 36, i nënti për sezonin, ndërsa po i afrohet rekordit të Alberto Tombës me 11 fitore sezonale. Në vendin e dytë Alise Robinson e Zelandës së Re në kohën 1’54”03.
Për Lara Colturin ky është podiumi i tretë këtë sezon. Dhe gjithçka vjen përpara etapës së fundit në San Valli të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që do të zhvillohet në periudhën 20-28 mars. E diela është për slallomin special, po në Are të Suedisë, duke shpresuar që Lara Colturi do të bëjë një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme dhe një tjetër ngjitje në podium.
ava e 29-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të hënën dhe të martën.…
Si pjesë e projektit të rëndësishëm “100 fushat”, në Shtoj është përuruar fusha e re…
Talentet e “Elite Youth Development Academy” përjetuan një moment të veçantë gjatë një prej seancave…
Një zi e rëndë ka përfshirë Barcelonën ditën e djeshme. Klubi blaugrana humbi mjekun e…
Interi feston sot ditëlindjen e 117-të. Klubi zikaltër është themeluar në 9 mars të vitit…
Një mbrëmje magjike boksi ka ardhur drejtpërdrejt në RTSH Sport. Turneu “Anuar Fight Night 2”…
This website uses cookies.