Largimi i të rinjve, Meta: Shpopullimi i vendit, agjendë antikombëtare e Edi Ramës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij se po ndjek një “agjendë antikombëtare” për shpopullimin e vendit nga të rinjtë dhe forca aktive e punës.

Në një konferencë për shtyp, z. Meta theksoi se standardet demokratike po rrënohen paralelisht me ekonominë e Shqipërisë.

Shpopullimi në Shqipëri është i qëllimshëm dhe është pjesë e rëndësishme e agjendës antikombëtare të Edi Ramës dhe Rilindjes, që po bëjnë gjithçka për largimin e të rinjve, të trurit dhe të forcave më krijuese. Një raport i fundit i Kombeve të Bashkuara, që mat cilësinë e jetesës përmes indeksit të lumturisë verifikoi se Shqipëria mbetet një ndër shtetet më të palumtura në Europë dhe vendi më i palumtur në rajonin tonë. Vlerësimin më të ulët Shqipëria e merr në treguesin e perceptimit të korrupsionit me vetëm 0,049 pikë, ku padyshim lidhja kryesore lidhet me përhapjen e korrupsionit në qeveri. Sipas këtij raporti shqiptarët mendojnë se nuk kanë shumë mundësi zgjedhjeje në jetë. Po kështu niveli i ulët i perceptuar i cilësisë së jetesës duket se është arsyeja kryesore, sepse shqiptarët, sidomos të rinjtë, po vijojnë të ikin me ritme që krahasohen me shtetet që janë në luftë ose konflikte civile.

Përballë kësaj situate tejet dramatike, qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të frenuar largimin e shqiptarëve, në veçanti të të rinjve, intelektualëve, profesionistëve dhe fuqisë punëtore të kualifikuar. Të dhënat e Eurostat-it bëjnë të ditur se rreth 78 për qind e totalit të aplikimeve për azil janë nën moshën 34 vjeç, pra forca më aktive dhe më premtuese e vendit, familjeve dhe shoqërisë shqiptare. Ndërkohë Italia, një ndër vendet më të zhvilluara të BE, ku pagat dhe pensionet janë disa herë më të larta sesa vendi ynë, ku zhvillimi ekonomik dhe standardi i demokracisë nuk kanë asnjë lidhje me ne, së fundmi kanë marra masa efektive për të frenuar largimin e qytetarëve të saj, sidomos nga jugu i vendit. Konkretisht, Ministria e Shëndetësisë italiane ka propozuar zbritje deri në 90 për qind të taksave për të gjithë mjekët, në mënyrë që të frenojë largimin e tyre nga Italia. Ndërkohë ne e dimë si u soll së fundmi Edi Rama dhe Rilindja me studentët e Mjekësisë, duke miratuar një vendim arbitrar dhe antikushtetues, në mënyrë që krizën e shëndetësisë falas dhe të korrupsionit skizofrenik në shëndetësi dhe kolapsin e plotë në sistemin shëndetësor t’ua kalonte mjekëve.

Për të mos folur për taksën më të fundit deri në 23 për qind kundër profesionistëve, që është një tjetër goditje që u bëhet forcave më krijuese në vend me qëllim nxitjen e largimit të tyre nga vendi. Zhvillimi ekonomik i vendit shkon vetëm në interes të një klientele rreth Edi Ramës dhe qeverisë së tij dhe është një zhvillim i cili po cenon gjithnjë e më shumë standardin e jetesës së shumicës së qytetarëve shqiptarë dhe që po trondit në themel familjen, që është edhe një nga qëllimet kryesore,” deklaroi z. Meta.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.