Ngjarja më e madhe e muzikës italiane, Sanremo përmbylli me sukses edicionin e 74-t të këngës.
Për 5-së netë me radhë ky festival mblodhi pranë vetes miliona spektatorë nga e gjithë bota të cilët ndoqën me vëmendje të 5-ta netët duke shijuar jo vetëm muzikën e mirë, por edhe të ftuarit special të cilët dhuruan spektakël dhe magji në skenë.
Dirigjenti dhe Mjeshtri i madh, Zhani Ciko vlerësoi larmishmërinë e këngëve që Festivali i 74-t solli për publikun italian dhe atë ndërkombëtar.
“Një festival me vlera, me vlera në radhë të parë që manifestohej tek këngët e shumta, të bollshme të tipeve të ndryshme që nga ato këngë të voglat fare që mund t’ja këndosh dhe fëmijëve e deri tek këngët monumentale, këngët me grupe. Kishte një energji të jashtëzakonshme të këngëve rinore”, u shpreh Ciko.
Prej dekadash festivali i Sanremos ndiqet edhe nga publiku shqiptar, i cili këtë vit ka mbërritur ndryshe.
Për 5 netë, Radio Televizioni Publik Shqiptar solli nën moderimin e gazetarëve Andri Xhahu dhe Elona Jaçellari spektaklin, intervista ekskluzike dhe mjaft emocione.
“Televizioni shqiptar ndër vite e ka sjellë Sanremon edhe për publikun shqiptar me komente dhe interpretime. Sivjet për herë të parë, isha e nderuar që në krah të kolegut tim Andri Xhahu patëm mundësi të sjellim për publikun shqiptar këtë festival përmes komenteve dhe interpretimeve tona. Risi ishte dhe fakti që moderatorët shqiptarë u shfaqën në ekran, pra u prezantuam edhe vizualisht” u shpreh moderatorja Jaçellari.
Angelina Mango është fituesja e edicionit të 74 të festivalit të Sanremos e cila do të përfaqësojë Italinë në Maj në Eurovizion 2024, në Malmo të Suedi.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.