Latin Grammy, Karol G dhe Shakira “rrëmbejnë” çmimet kryesore

Shakira

Shakira

Karol G dhe Shakira kryesuan listën e çmimeve në Grammy-t Latin 2023.

Karol rrëmbeu çmimin më të madh, ku albumi i saj “Mañana Será Bonito” fitoi albumin e vitit. Fitorja rezultoi emocionuese për këngëtaren e hitit “Provenza”, e cila nuk i mbajti lotët teksa mbante fjalën e saj.

Është një nder ta marr këtë para kaq shumë njerëzve në muzikë, të cilët i admiroj dhe jam rritur duke i dëgjuar. Ky album ndryshoi jetën time dhe është e pabesueshme për mua që ka ndryshuar jetën e kaq shumë njerëzve”, tha ajo.

Ndërkohë, Shakira, bashkëpunëtorja e Karol në këngën “TQG” udhëhoqi në kategorinë e këngës së vitit dhe këngës më të mirë pop për bashkëpunimin e saj me Bizarrap “Bzrp Music Sessions, Vol. 53”. Këngëtarja e “Monotonía”, e cila ka publikuar një sërë këngësh pas ndarjes së saj nga ish i dashuri Gerard Piqué, ia kushtoi fitoren djemve Milan dhe Sasha.

Unë u premtova atyre se do të jem e lumtur, se ata do të kenë një nënë që qesh me gjithë të qeshurën që ka, sepse ata e meritojnë atë. Që tani e tutje, unë jam duke menduar për gjithçka që do të vijë: këngët që do të shkruaj, turneun që do të bëj. Sepse, siç thotë një miku im, ‘Nuk ka asgjë në të kaluarën. Vetëm e ardhmja mbahet mend“, tha Shakira në spanjisht.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.