Lavdia e dikurshme e ish- fushës së aviacionit, banorët: Shpresojmë që shteti ta rikthejë në fuksionin e mëparshëm
10 dekada më parë, në fshatin Grudë e Re ishte fusha e aviacionit. Në të uleshin dhe ngriheshin avionë nga e gjithë Shqipëria. Ndërsa tani, kjo fushë është kthyer në vend për hedhjen e mbeturinave dhe inerteve, siç është edhe ky rast i fiksuar me kameran tonë paraditen e kësaj të mërkure.Tashmë kjo fushë është pa zot dhe si e tillë po copëtohet çdo ditë. Janë rreth 50 ha tokë që konsiderohen si pjesë e fushës së aviacionit. Mësohet se kjo sipërfaqe është në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes.
Në ish- fushën e aviacionit në fshatin Grudë e Re janë shpërndarë ndihma dhe janë zhvilluar operacione stërvitore ushtarake. Ndërkohë që gjatë vitit 1999 në kohën e krizës së kosovarëve u ndërtua një kamp fushor nga austriakët.Nga ana tjetër në vitin 2000 u ndez drita jeshile duke u premtuar se do të investohej në këtë sipërfaqe për ta rikthyer në fushë aviacioni , kryesisht për fluturime brenda kufijve.