Pasdite ëndrrash për Ferrarin e Charles Leclerc. Piloti monegask pushton “pole position” e Çmimit të Madh të Monakos, i arritur në fund të një seance intensive kualifikuese. Zuri vendin e parë falë kohës më të mirë prej 1’10″270. Për Leclerc është pole i 24-ët e karrierës së tij (i treti në Monako), i kompletuar me një lidhje me një legjendë të Formula 1 si Niki Lauda. Por nuk është rekordi i vetëm: me këtë sukses Ferrari bëhet ekipi i parë në historinë e Formula 1 që ka fituar 250 seanca kualifikuese.
Oscar Piastri (McLaren) është i dyti, 154 të mijtat larg nga piloti i Ferrarit, ndërsa “Red” tjetër i Carlos Sainz përfundoi i treti (+0″248). Pozicioni i katërt dhe i pestë për McLaren të Lando Norris dhe Mercedes i George Russell. Zhgënjen Max Verstappen i cili përfundoi vetëm në pozicionin e gjashtë me Red Bull-in e tij falë një gabimi të holandezit në tentativën e fundit të vlefshme për pole, në të cilën tre herë kampioni i botës goditi murin në dalje të kthesës Santa Devota.
Pozicioni i shtatë dhe i tetë, për Mercedesin e Leëis Hamilton dhe Racing Bulls të Yuki Tsunoda. Ëilliams i Alexander Albon dhe Alpine i Pierre Gasly mbyllin dhjetëshen e parë në rrjet.
Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…
Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…
Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…
Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…
17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës. Neuropsikiatri…
Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…
This website uses cookies.