Leclerc e Sainz njëzëri: Duam të fitojmë
Charles Leclerc duket I lumtur dhe pasi ka fituar pole në SHBA ai bën bis në Meksikë në një rresht të parë të gjithin Ferrari. Një kualifikim për t’u mbajtur mend për Monegaskun që do të startojë përpara të gjithëve në GP të Meksikës. “Nuk e prisja të merrja pole, e kemi thënë për dy fundjavë radhazi dhe njerëzit. Mos e besoni. Për të qenë i sinqertë, nuk e prisja pole, mendova se pas Q3 nuk kishim bërë shumë keq dhe më pas gjithçka u bashkua dhe fituam kohë”.
“Tani fokusohemi tek gara sepse pole position është në rregull, por ne duhet të fitojmë dhe është shumë e vështirë”, pranoi Leclerc. Monegasku më pas nënvizoi: “Do të përqendrohem, patëm një ritëm të mirë. Do të jetë sfiduese, do të shohim si do të shkojë. Nuk e di nëse kam qenë më i miri ndonjëherë, por do të përpiqemi të finalizojmë”.
Carlos Sainz buzëqesh për vendin e dytë në rrjetin startues: “Ishte një seancë e çuditshme, e gjithë fundjava ishte e tillë. Papritur u përmirësova me një të dhjetën dhe unë po mundohesha të kuptoja se si e bëra këtë. Vështirë për të kuptuar gomat, por ne arritëm ta vendosim veten në një pozicion të mirë. Ne definitivisht nuk jemi të fortë në karburant dhe goma në varësi të konfigurimit, por e di që duke pasur Red Bull pas, mendoj se është një rezultat i mirë”.