Categories: BotaLajmeSport

Leclerc rinovon kontratën me Ferrarin

Charles Leclerc dhe Ferrari vendosën të punojnë edhe për disa vite të tjera sëbashku. Piloti nga Monako dhe skuadra e Maranellos nënshkruan  një marrëveshje shumëvjeçare që do ta shtyjë bashkëpunimin e tyre përtej vitit të tyre të pestë së bashku, atë që nis me Kampionatin Botëror 2024 në mars me garën në Bahrein. Rinovimi nuk specifikon kohëzgjatjen e kontratës së re por kjo gjë shënon një kthesë të rëndësishme në karrierën e pilotit nga Monako, sepse e bën Charles “flamurin” e vërtetë të Ferrarit.

26 vjeçari nga Monako është tashmë piloti i dytë në histori me më shumë polepozition në timonin e një Ferrari. Ai ka barazuar Niki Laudan me 23, dhe është në ndjekje të legjendarit Michael Schumacher me 58. Në 103 gara me Ferrarin, leclerc ka arritur 30 podiume, shtatë xhiro më të shpejta dhe ka grumbulluar 1035 pikë.

Nëse ky do të jetë një rinovim tjetër pesëvjeçar, qëndrimi i Leclerc në Maranello do të shkonte deri në vitin 2029, i rregulluar nga klauzola të daljes që lidhen me performancën pas vitit të tretë të kontratës, me paga të destinuara të rriten me kalimin e viteve. Kështu, Charles, mund të shkojë nga fitimet e tij aktuale prej 25 milionë eurosh në rreth dyfishin nëse qëndron deri në afatin përfundimtar, kur do të ishte 31 vjeç.

RTSH Shkodra

Recent Posts

581 vjet nga Besëlidhja e Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Lezha përkujtoi sot 581-vjetorin e Besëlidhjes së Princave Shqiptarë me një sërë aktivitetesh për të…

34 minutes ago

Starmer shpall planin evropian me 4 pika për të arritur paqen dhe për të mbrojtur Ukrainën

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Sir Keir Starmer, pas samitit në Londër ku liderët nga…

37 minutes ago

Moti- Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare

Për ditën e sotme (3 mars) mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të…

39 minutes ago

Oskar 2025- Natë madhështore për “Anora”, fiton 5 statuja të arta

Çmimet e 95-ta të Academy Awards 2025 kanë qenë plot me intensitet emocional dhe momente…

40 minutes ago

Cristiano Ronaldo rrezikon 100 goditje me kamxhik, Al Nassr nuk do të luajë në Iran

Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…

2 days ago

Bonusi i pranverës, nga 3 marsi nis shpërndarja për të gjithë pensionistët

Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…

2 days ago

This website uses cookies.