Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka deklaruar se procesi i legalizimit të objekteve të ndryshme do të përfundojë totalisht deri në vitin 2028.
Duke folur në një intervistë për RTSH24, Mazniku ka bërë të ditur se viti 2028 mbahet si pika fundore e realizimit të të gjithë procesit të legalizimit, ndërsa shpjegoi se në një pjesë të bashkive mund të mbarojë në një periudhë prej 6 muajsh deri në 1 vit që nga sot.
“Për bashkitë është shumë e rëndësishme që ky proces të mbarojë sa më shpejt dhe ne besojmë se futja e bashkive në këtë proces, ku ishte edhe një kërkesë e tyre në takimin e Shkodrës që u bë para disa muajsh me të gjithë qeverinë dhe të gjithë bashkitë do ta përshpejtojë shumë këtë proces.
Ky proces sipas ligjit parashikohet që të mbarojë në vitin 2028 në mënyrë totale por ne mendojmë që një pjesë të madhe të bashkive mund të mbarojë në një periudhë shumë më të shkurtër se kaq, për 6 muaj apo 1 vit nga sot. Kemi bashki që punojnë pak më vonë në raport me volumin. Por duke e mbyllur këtë proces deri në 40 bashki kemi hequr një pjesë mund të themi që ky proces është ezauruar”, u shpreh Mazniku.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor theksoi më tej se “deri më tani nuk kemi asnjë bashki e cila ka qenë skeptike ndaj këtij procesi, të gjitha kanë qenë të gatshme për të bashkëpunuar për këtë proces”.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…
Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…
Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…
Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…
Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…
This website uses cookies.