Legalizimet, Rama: Prioritet banesat. Pjesë e procesit edhe bashkitë, jo më monopol i kadastrës

Legalizimi i banesave të qytetarëve do të jetë me prioritete për të gjitha bashkitë, të cilat do të përfshihen në këtë proces. Kryeministri Edi Rama bëri të qartë se procesi i legalizimit nuk do të jetë më monopol i zyrave vendore të kadastrës që zvarrisin procesin prej vitesh, por në të do të përfshihen edhe bashkitë.

Për kryeministrin duhet vendosur një radhë për kërkesat e legalizimeve në mënyrë që disa qytetarë të mos presin prej vitesh dhe disa të tjerë ta marrin më shpejtë.

Legalizimet do të bëhen online, ku AKSHI po krijon një platformë të posaçme në mënyrë që i gjithë procesi të jetë transparent dhe të luftohet “krimbi i ryshfetit”.

“Si rezultat i faktit që ndërkohë që me pjesën e regjistrimeve të pronave në kadastër kemi një ecuri pozitive me legalizimeve nuk mund të thuhet e njëjta gjë. Është vendosur që bashkitë të përfshihen në proces. Kjo përfshirje ka rendësi dhe dobi sipas nesh të posaçme për faktin që jo vetëm do të shtojë forcat për të mbështetur dhe zgjidhur problemin e legalizimit për qytetarët dhe do shërbejë për të bërë monitorimin e punës në kadastër, që në sektorin e legalizimeve lë shumë për të dëshiruar. Bashkitë do të udhëheqin procesin me një staf të dedikuar që ju do të krijoni deri në muajin shtator kur ky proces do fillojë edhe si rezultat i ndihmës që AKSHI po i jep ASHK për të pasur një platformë punë digjitale dhe nëpërmjet këtij sistemi dhe të krijomë një mekanizëm transparence dhe llogaridhënie mes palëve, nga një anë kryetarët e bashkive të mos jenë në pamundësi për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve kur ata të vijnë të ankohen te ju, nga ana tjetër zyrat vendore të kadastrës të mos kenë monopolin e zgjidhjes së problemit që në shumë raste abuzojnë, here nga indiferenca, herë nga paaftësia dhe nga krimi i kërkesës për ryshfet kjo është e vërteta. Pavarësisht të gjithë progresit të bërë, por një progres të pakënaqshëm krahasuar me atë të regjistrimit të pronës. Duhet të jemi të vetëdijshëm që përtej faktit që ligji e parashikon përfundimin e procesit në 2028, për banesat të qytetarëve duhet të bëjmë gjithçka që procesi të përshpejtohet dhe të vendoset një radhë e dhënies së legalizimeve.  Është e padrejtë që disa presion presin prej vitesh dhe disa të tjerë e marrin legalizimin edhe pse kanë aplikuar më vonë. Të gjithëve ju takon pa diskutim, por duhet të vendosni radhë dhe sipas radhës të bëhet ajo që është e para, legalizimi i banesave. Sa i përket ndërtesave që janë bërë pa lejë dhe kërkojnë legalizimin për biznes ato mund të presin, të parët janë banorët dhe shtëpitë e tyre. Nëse koordinohemi ky proces ecën me shpejtësi”, tha Rama.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.