Legalizimi i pallatit në Kune/Prokuroria e Lezhës mbyll hetimet, dosja dërgohet për gjykim
Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale në ngarkim të Drejtorit të Kadastres në Lezhë Gentjan Malotaj dhe 3 zyrtareve të tjere të këtij institucioni, të cilët legalizuan një pallat në zonen e Kunes në Shëngjin në shkelje të ligjit.Gentjan Malotaj, Artur Shabaku, Artmir Maxhuni dhe Redi Brunga do të përballen në gjykatë me veprat penale të “Shpërdorimit të Detyres” dhe “Falsifikimit të Dokumentave” e kryer në bashkëpunim.I pandehur për këtë çështje është marrë dhe pronari i subjektit Adriano Uldedaj, ndaj të cilit është ngritur akuza e “Ndërtimit pa leje”.Referuar dosjes hetimore bëhet fjalë për një objekt 10 katesh në zonen e Kunës në Shëngjin, ku nga hetimet të cilët u drejtuan nga prokuroria e Lezhës rezultoi se 4 katet e fundit janë ndërtuar pa leje dhe u legalizuan nga Kadastra në shkelje të ligjit. Hetimi në lidhje me këtë çështje nisi pas një denoncimi që kishin bërë banoret e disa shtëpive pranë pallatit, për dëmtim të pronës së tyre.Më heret Gjykata e Lezhës me kërkese të me kërkese të prokurorisë Iva Harka, në kuader të këtij hetimi pezulloi nga detyra Drejtori e Agjensisë së Kadastres në në Lezhë Gentjan Malotaj dhe Përgjegjesin e Legalizimeve.