Legalizuan pallatin në Shëngjin në kundërshtim me ligjin, pezullohen nga detyra dy zyrtarët e Kadastrës
Pas 11 punonjësve, edhe drejtori i Agjencisë së Kadastrës së Lezhës Gentian Malotaj dhe përgjegjësi i legalizimeve Artur Shabaku janë pezulluar nga detyra.
Ata janë vendosur nën hetim nga prokuroria e Lezhës pasi akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre” ku dy zyrtarët kanë legalizuar një pallat në zonën e Kunes në Shëngjin në kundërshtim me ligjin.
Në kuadër të këtij hetimi prokuroria Iva Harka ka kërkuar pezullimin e tyre nga detyra, kërkese që është miratuar nga Gjykata e Lezhës.
Sipas prokurorisë dy zyrtarët e Kadastrës kanë legalizuar një pallat në zonën e Kunes në Shëngjin në kundërshtim me ligjin.
Zyrtarët e kanë ankimuar vendimin e pezullimit në gjykatën e Apelit, Tiranë, ndërsa pak ditë më parë u pezulluan dhe 11 punonjës me akuzën për mosbatimin e një vendimi gjykate për mos kthimin në shtet të një sipërfaqe toke të tjetërsuar në zonën e Ranës e së Hedhur në Shëngjin.