Legjenda Zmijani takon yllin botëror,C. Ronaldo

zmijani cr7

zmijani cr7

Legjenda e futbollit shkodran dhe ish-mbrojtësi fenomenal i Kombëtares sonë të futbollit, Hysen Zmijani, është takuar në Arabinë Saudite me yllin e futbollit botëror, portugezin Cristiano Ronaldo.

Zmijani ka qenë i ftuar, për të parë një ndeshje të Champions League, nga ish-ekipi i tij i para 30 viteve, Al-Nassr , ku luan aktualisht Cristiano Ronaldo.

Gjatë qëndrimit pranë klubit Al-Nassr , Zmijani është takuar me Ronaldon , me të cilin ka bërë foto.

Ka qenë vetë Zmijani , i cili ka postuar në rrjetet sociale foton me CR7, duke e cilësuar shans të qenurit ish lojtar i Al-Nassr , çka mundësoi takimin me futbollistin më të mirë në botë.

“Sot mund të them që kam pas shanc që kam qenë lojtar i ekipit Al-Nassr.

Më dha një mundësi për të takuar lojtarin më të mirë në botë 🙏🖐

Thjeshtësia e gjentilesa e tij me habiti.”, – shkruan në postimin e tij Hysen Zmijani

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.