Legjionarët: Javë fantastike për kuqezinjtë, 6 gola dhe 3 asiste

Java që sapo lamë pas ka qenë mjaft pozitive për legjionarët kuqezi që aktivizohen me klubet e tyre në Europë dhe jo vetëm. Shumë prej lojtarëve të Kombëtares kanë dhënë kontributin e tyre me gola e asiste, si edhe kanë zhvilluar paraqitje shumë të mira në fushë.

Qazim Laçi debutoi me gol me skuadrën e Sparta Prague në UEFA Champions League. Mesfushori kuqezi e nisi si titullar ndaj Salzburg dhe vulosi fitoren fantastike 3-0 të skuadrës së tij në minutën e 58-të. Një gol mjaft i bukur nga Laçi, i cili me shumë klas arriti të nxirrte blof dy mbrojtësit kundërshtarë, duke e dërguar topin në rrjetë.

Një debutim fantastik edhe për Jasir Asanin në Champions-in e Azisë. Sulmuesi kuqezi realizoi tre gola spektakolar që në takimin e parë me Gwangju ndaj Yokohama F. Marinos. Asani zhbllokoi takimin në minutën e 2-të, e më pas shënoi edhe në të 55-ën dhe në fundin e ndeshjes (90+2). Gjithashtu, Asani dha edhe një asist në minutën e 68-të që u shndërrua në gol nga Mikeltadze.

Myrto Uzuni shënoi golin e dytë radhazi me ekipin e Granada në kampionat. Sulmuesi kuqezi realizoi në minutën e 77-të në barazimin 2-2 ndaj Malaga.

Rrugën e rrjetës këtë javë e gjeti edhe Taulant Seferi. Që në ndeshjen e parë si titullar me skuadrën e re Bodrumspor, Seferi ishte menjëherë vendimtar pasi shënoi gol dhe vulosi fitoren minimale 1-0 ndaj Hatayspor. Në fund të sfidës sulmuesi kuqezi u përzgjodh edhe lojtari i ndeshjes me notën 8.1 nga sajti i specalizuar për statistika sofascore.

Impakt pozitiv në ndeshjen e parë si titullar la edhe Nedim Bajrami. Mesfushori i Kombëtares shqiptare dha kontributin e tij me një asist në fitoren 3-0 të Rangers ndaj Dundee FC.

Në Seria A, Ylber Ramadani vijon me paraqitjet e mira. Këtë herë mesfushori kuqezi asistoi për golin e parë të Lecce në barazimin 2-2 ndaj Parma.

Këtë javë titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Thomas Strakosha, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Enea Mihaj, Amir Abrashi, Mirlind Daku dhe Arbnor Muja ndërkohë dhanë kontributin e tyre si zëvendësues edhe Ivan Balliu, Kristjan Asllani, Arbër Hoxha dhe Sebastjan Spahiu.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.