Legjionarët, të gjithë në fushë

Legjionaret

Legjionaret

Fundjava e dhjetorit e për më tepër fundi i viti 2023 i ka gjetur lojtarët e kombëtarës në fushën e lojës. Në Serinë A, në javën e tetëmbëdhjetë, janë luajtur dy derbe shqiptarësh.

Fillimisht Lacio – Frozinone nëse mund të konsiderohet e tillë “përplasja” mes Elseid Hysajt dhe Marvin Çunit, apo dhe Ibrahimoviç, i cili në këtë ndeshje ishte i dëmtuar. Elseid Hysaj ka hyrë në të 54’ në vend të Luka Pelegrinit të dëmtuar, teksa ka luajtur për më shumë se sa 40 minuta duke ndihmuar në përmbysjen e rezultatit nga bardhekaltrit e Sarrit. Kurse Çuni ka hyrë në të 89’ duke zëvendësuar autorin e golit të vetëm të Frozinones, Syle, por që humbja nuk u shmang.

Një tjetër derbi ishte Atalanta – Leçe atje ku si Berat Gjimshiti, ashtu dhe Ylber Ramadani luajtën për 90 minuta si titullarë të formacioneve përkatëse. Të dy kanë goditur dy herë portat kundërshtare, por pa patur shënjestrën e duhur, ndërsa në fund ishte Atalanta që fitoi 1-0.

Vijon të mos ketë hapësira për Etrit Berishën tek Empoli, që të shtunën ka barazuar 0-0 me Kaljarin, ndërsa Kaprile është duke bërë sfidë për mbrojtësin e katërkëndorit kuqezi. Goli i anulluar i Kaljarit pas faullit të Pavoletit ndaj Kapriles, apo dhe pritja e penalltisë së Violas duke i mohuar fitoren vendësve të Klaudio Ranierit, e bëjnë të vështirë pozicionin e Berishës, i detyruar tashmë të qëndrojë në stol. Asnjë minutë për Stiven Shpendin dhe vetëm shtatë minuta për Ardian Ismajlin tek Empoli.

Ndërkohë luan si titullar tek Çelsi, Armando Broja, për 62 minuta në fitoren 3-2 ndaj Luton Taun, teksa do të zëvendësohej nga Nkunku. Përgjithësisht një javë e mbarë për kuqezinjtë, teksa u duhet forma maksimale për Kampionatin Europian 2024. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.