Lehtësohet lëvizja me SHBA, Shqipëria zyrtarisht pjesë e Klubit Gjashtëmujor
Shqipëria është bërë zyrtarisht pjesë e Klubit Gjashtëmujor, çka do të thotë se shqiptarët, me një vizë të vlefshme për në SHBA mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara pa pasur nevojë të kenë një pasaportë të vlefshme për gjashtë muaj pas udhëtimit të tyre.
Lajmi është bërë me dije nga Ambasada Amerikane, ku shqiptarët tashmë janë të përjashtuar nga kërkesa e vlefshmërisë gjashtëmujore kur udhëtojnë në SHBA. Kjo pasi anëtarët e Klubit Gjashtëmujor gëzojnë përjashtimin e vlefshmërisë
“Lajm i mirë! Falë lidhjeve të forta midis dy vendeve tona, Shqipëria është bërë zyrtarisht pjesë e Klubit Gjashtëmujor! Kjo do të thotë se mbajtësit e pasaportave shqiptare me një vizë të vlefshme për në SHBA mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara pa pasur nevojë të kenë një pasaportë të vlefshme për gjashtë muaj pas udhëtimit të tyre! Shihni videon për të mësuar se si funksionon! Urime Shqipëri! Mirëardhshi në SHBA!”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA.