Lëklerk bën “harakiri”, Verstapen nuk ngopet me fitore

14ac1bd760d245b3a6df8265cc4c1fb8

14ac1bd760d245b3a6df8265cc4c1fb8

Stacioni i 21-të i këtij Botërori të Formulës 1 ka qenë Çmimi i Madh i Brazilit, që, pasi ka zhvilluar të premten provat zyrtare të tij dhe të shtunën garën e “Sprintit”, që është edhe e fundit për këtë sezon, ndërsa të dielën e ka patur radhën gara e madhe. Dhe ajo ka nisur në mënyrë dramatike, pasi Sharl Lëklerku, që është nisur nga vendi i dytë, ka patur një aksident që në xhiron e nxemjes, për shkak të avarive me sistemin hidraulik të makinës së tih, duke e lënë Maks Verstapenin të vetëm në radhën e parë. Dhe kur gara ka nisur, ka ardhur para kthesës së parë një tjetër aksident, pasi Aleksandër Albon dhe Kevin Magnusen janë përplasur me njëri-tjetrin, duke bërë që gara të ndërpritet nga flamuri i kuq, për të rinisur gjysmë ore më vonë.

Me nisjen e dytë të garës, përtej një sulmi dhe një përpjekeje të guximshme, por të pasuksesshme të Lando Norrisit për të parakaluar Verstapenin, gjithçka në vijim ka qenë thjesht një procedurë për holandezin e “Red Bull”-it, që shkon i pashqetësuar drejt finishit, thuajse 9 sekonda i shkëputur nga piloti i ri britanik i “MekLaren”-it. Norris detyrohet të kënaqet me vendin e dytë në podium, ndërsa pas tij pilotët e tjerë kanë luftuar për gjithçka, duke shkëmbyer vendet dhe drama e vërtetë ka ndodhur në kthesat e fundit, aty ku duelin midis Serxhio Perezit dhe Fernando Alonsos e ka fituar përvoja e këtij të fundit, që rikthehet në podium pas shumë garash mungesë, edhe pse në shkallën e fundit të tij.   Sikundër provat zyrtare të premten dhe gara e Sprintit të shtunën, edhe gara e madhe e së dielës u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.