Categories: LajmeSportFutboll

“Leksion gjuhe spanjolle”, shtypi s’ka mëshirë për “Gjelat” e Deshamp

Spanja dhe Jamal. Një binom i pashmangshëm fjalët në titujt e gjithë shtypit botëror që nga mbrëmja e së martës, kur djaloshi i Barcelonës u bë shënuesi më i ri në historinë e turneve të mëdhenj ndërkombëtarë.

E përditshmja spanjolle Marca e hap me titullin e madh SuperSpanja shkon në finale dhe vazhdon me titullin tjetër për Jamal që hyn në përjetësi. Diario AS shkruan: Fantastikë, të lumtur, finalistë; ndërsa shtypi i Barcelonës si gjithmonë përqendrohet te lojtarët katalanas. “Lamin Final” titullon El Mundo Deportivo, që shkruan për “gol përrallor” nga djaloshi, ashti si dhe Sport, me titullin Historik, që flet për rekordin e Jamal dhe golin e dytë nga Olmo, gjithashtu i lindur në Katalonjë.

Francezja L’Equipe hapet me titullin therës “Të demaskuar” me foton e madhe të trajnerit Deshamp dhe Kilian Mbape që mbrëmë hoqi maskën që mbajti në ndeshjet e mëparshme.

Tabloidi britanik The Sun nuk heq dorë nga loja e fjalëve në titull, Lam Chopped, me kuptimin të bërë copë nga Lamine Jamal, ndërsa tabloidi Mirror shkruan që “djaloshi mrekulli i Barcelonës dhe Olmo realizojnë përmbysjen e mahnitshme”. Telegraph shigjeton Gjelat: Spanja e frymëzuar nga Jamal mund Francën që nuk i shkrep dhe shkon në finale.

Jamal rekordesh dhe Olmo ulërimë, Spanja përmbys Francën e shkon në finale, është titulli i italianes La Gazzetta dello Sport.

Në Argjentinë,  Olé shkruan për xhevahirin e Spanjës që mund Francën e Mbapesë dhe shkon në finale. Edhe O Globo i Brazilit shkruan për rekordin e Lamine Jamal, që theu rekordin e mbretit Pele.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kërkimi shkencor- Nënshkruhet Marrëveshja mes Ministrisë së Arsimit dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Ministrisë së Arsimit dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF )…

35 mins ago

Gazetarja Alsu Kurmasheva fiton Çmimin Ndërkombëtar për Lirinë e Shtypit 2024

Çmimi Ndërkombëtar për Lirinë e Shtypit për vitin 2024 do t’u ndahet 4 gazetareve, mes…

38 mins ago

Rikualifikimi i hyrjes të qytetit Shkodër, IKMT prish 6 objekte

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, vijon me prishjen e objekteve për t’i hapur rrugë…

49 mins ago

Eksperti: Nëndetësja Titan ishte dëmtuar disa ditë para incidentit fatal

Nëndetësja Titan që u shpërbë gjatë zhytjes drejt rrënojave të Titanikut, duke vrarë të pesë…

2 hours ago

Sterilizimi, ish-zv.ministri Rrjepaj lë qelinë për të dëshmuar në Komisionin Hetimor

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj po dëshmon në Komisionin Hetimor për Sterilizimin në Kuvend. Prokuroria…

2 hours ago

Gonxhja pret ambasadoren e Austrisë: Rritje të shkëmbimit ekonomik e kulturor mes dy vendeve

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja,  priti në një takim pune ambasadoren e…

2 hours ago

This website uses cookies.